H*dhet nga varka për t’u larë, m*ytet 30-vjeçari në liqenin e Pogradecit

16:28 | 10 Gusht 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në liqenin e Pogradecit, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë në ujërat e liqenit për t’u larë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej në një varkë së bashku me dy persona të tjerë, kur është hedhur në liqen. Pas futjes në ujë, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur strukturat përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin me 30-vjeçarin në varkë, me qëllim përcaktimin e saktë të dinamikës së ngjarjes dhe të momenteve para mbytjes.

Komento: