Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet

13:47 | 11 Gusht 2026

Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, Dehari tha se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive.

“Seancën kur të ketë marrëveshje”, tha Dehari.

“Me rregullore.. por s’ka sanksione për atë. Ma mirë është me pasë marrëveshje që zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbahen seanca vazhdimisht edhe të mos kemi rezultate”, tha ai.

Komento: