Besnik Tahiri: Qasja e Vetëvendosjes është alarmante, po e çon Kosovën në humnerë

11:00 | 12 Gusht 2026
besnik-tahiri:-qasja-e-vetevendosjes-eshte-alarmante,-po-e-con-kosoven-ne-humnere

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë transparence dhe mënyrën e qasjes ndaj zhvillimeve politike në vend.

“Siç jeni në dijeni, Partia Demokratike e ka thirrur këtë seancë dhe Aleanca do të jetë gjithmonë kur ka një aktivitet nga partitë opozitare. Mungesa e transparencës dhe qasja që sot e kemi nga Lëvizja Vetëvendosje është alarmante dhe është duke e çuar shtetin e Kosovës në humnerë”, tha Tahiri.

Deklarata e tij vjen në kuadër të qëndrimit të AAK-së për të marrë pjesë në aktivitetet e thirrura nga partitë opozitare./Gazeta10

Komento: