Kjo është letra e lamtumirës e Luis Enrique

20:33 | 19 Qershor 2019

Enrique ka bërë një letër lamtumirëse.

Luis Enrique përmes një letre ka konfirmuar largimin nga Kombëtarja e Spanjës.

Ish trajneri i Barcelonës, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Spanjës, shkaku i gjendjes së tij shëndetësore.

Largimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Spanjës, që ka emëruar për trajner zëvendësin e Enrique, Robert Moreno.

“Për shkak të arsyeve që më penguan të zhvilloja normalisht detyrat e mia si trajner nga fundi i marsit e deri më sot, kam vendosur të largohem nga kjo pozitë”.

“Falënderimet e mia për ata që janë përgjegjës në RFEF për besimin dhe mirëkuptimin e treguar”.

“Falënderime të veçanta për të gjithë njerëzit që janë pjesë e stafit dhe lojtarëve për profesionalizimin e tyre”.

“”Pa harruar mediet për respektin për situatën. Faleminderit nga zemra”.

Komento: