LDK mbledh sot grupin parlamentar, pritet të diskutohet edhe për presidentin

08:25 | 13 Gusht 2026
ldk-mbledh-sot-grupin-parlamentar,-pritet-te-diskutohet-edhe-per-presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot në orën 14:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Një nga temat që pritet të jetë pjesë e diskutimeve është edhe çështja e presidentit të Kosovës.

LDK-ja ka diskutuar edhe më herët për këtë pozitë, ndërsa deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se synojnë që posti i presidentit t’i takojë LDK-së.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar vjen në një kohë kur partitë politike po zhvillojnë diskutime për hapat e ardhshëm politikë dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Komento: