‘Dridhet’ Milani: Amorim nxjerr në shitje tre yje të skuadrës

18:54 | 13 Gusht 2026

Ruben Amorim u ka bërë të ditur tre lojtarëve të Milanit se janë të lirë të largohen nga klubi gjatë kësaj vere, sipas raportimeve, ndërsa disa klube angleze kanë shfaqur interes për ta.

Pas një periudhe zhgënjyese 14-mujore te Manchester United, Amorim u shkarkua në janar, por vetëm pesë muaj më vonë iu dha mundësia të rikthehej në një tjetër klub të madh, duke marrë drejtimin e Milanit.

Trajneri portugez nënshkroi kontratë trevjeçare me “Rossonerët”, duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Milani ka bërë deri tani tre përforcime gjatë kësaj vere, me transferimin më të bujshëm të Goncalo Ramos, i cili iu bashkua klubit nga Paris Saint-Germain për rreth 69 milionë euro.

Megjithatë, për të vazhduar investimet në skuadër, Amorim duket se duhet të largojë disa prej lojtarëve aktualë.

Sipas Fabrizio Romanos, Fikayo Tomori, Youssouf Fofana dhe Christopher Nkunku janë vendosur në listën e transferimeve.

Tomori dhe Fofana nuk u aktivizuan në humbjen 3-0 të Milanit ndaj Chelseat më 8 gusht, gjë që mund të jetë një sinjal për të ardhmen e tyre nën drejtimin e Amorimit.

Ndërkohë, Nkunku u aktivizua në pjesën e dytë ndaj ish-klubit të tij, duke zëvendësuar Rafael Leaon. Për francezin raportohet se Milani kërkon rreth 39 milionë euro./Telegrafi

Komento: