Mustafa – VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

21:10 | 13 Gusht 2026
mustafa-–-vv-se:-thirreni-seancen,-themeloni-kuvendin-e-qeverine,-presidenti-i-te-gjitheve

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë rreth situatës politike.

LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë.

Mustafa ka kërkuar nga LVV që ta konstituojë Kuvendin dhe Qeverinë, e bashkë pataj e votojnë presidentin jopartiak.

“Ministritë, pozitat, funksionet janë sot për nesër, Kosova e fëmijëve tonë është përgjithmonë!  “LDK po lypë shumë ministri!” Jo, s’po lypim asnjë, merrni krejt ministritë dhe kryeparlamentarin.  Themelojeni Kuvendin dhe Qeverinë, votat e mjaftueshme i keni. Bashkë pastaj e votojmë dhe një President jopartiak, as i joni, as i atyre, as i atyre tjerëve, por i të gjithëve”.

“Thirreni seancën sonte, urgjent, themeloni Kuvendin dhe Qeverinë menjëherë. Nuk ka punë e detyrë më të rëndësishme sot! Thirreni seancën! Mbylleni këtë temë dhe të gjejmë menjëherë një President të përbashkët për Republikën! Boll ma me filma! Është koha për punë, për Kosovën, për fëmijtë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Komento: