
Është gjetur e mitura nga Peja, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia familjare më 11 gusht, mëson Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R. H. rreth 15-vjeç, për të cilën Policia kishte nisur kërkimet pas raportimit të zhdukjes së saj.
Pas kërkimeve intensive, hetuesit kanë siguruar informacione se e mitura ndodhej në fshatin Qungur, ku edhe është lokalizuar në oborrin e një shtëpie.
15-vjeçarja është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është intervistuar në praninë e një punëtoreje të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologes.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e mitura ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj më 11 gusht dhe kishte shkuar në Qungur te një shok, ku kishte qëndruar po ashtu me dëshirën e saj.
Ajo nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe ka shprehur dëshirën që të kthehej te familja.
Në Stacionin Policor ka ardhur babai i saj, i cili e ka marrë të miturën, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe Prokurorja