Bëri thirrje për pu’shkatimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit

21:59 | 14 Gusht 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgimit Skender Llugiqit, pasi që i njëjti ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, Llugiqi, pak ditë më parë, nga salla e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte hapur për pritjen e mërgimtarëve, bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt.

Komento: