Coutinho më në fund ka folur për të ardhmën e tij.
Phlippe Coutinho ka theksuar se e ardhmja e tij në Barcelonë është shumë e pasigurt dhe se as vetë ai nuk e di nëse do të jetë pjesë e gjigantit katalonas sezonin e ardhshëm.
Mesfushori brazilian, i cili është blerja më e shtrenjtë në histori të Barçës, vazhdimisht ka shprehur dyshime mbi të ardhmen e tij në Camp Nou.
“Nuk e di nëse do të vazhdoj me Barcelonën”, tha Coutinho për media.
“Askush nuk e di të ardhmen dhe momentalisht jam i përqendruar në lojën me ekipin tim kombëtar (në Kupën e Amerikës)”, shtoi ai.
Courinho mund të largohet nga Barcelona si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me Paris Saint-Germain, për kthimin e Neymarit në Camp Nou.
27-vjeçari tashmë e ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar në Manchester United për shkak të respektit për ish-klubin e tij, Liverpoolin.