Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur

16:02 | 16 Gusht 2026
16-vite-nga-opinioni-i-gjnd-se-per-pavaresi,-kurti:-i-dha-fund-pretendimeve-juridike-kunder-shtetesise-sone

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se katër shtetas të Kosovës janë lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti u shpreh i “tronditur”, ndërsa tha se po e monitorojnë nga afër gjendjen e të lënduarve nga Kosova.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi ai

Komento: