
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City, raporton Fabrizio Romano.
Gjithçka është dakorduar për transferimin e fituesit të “Topit të Artë” te gjiganti katalanas.
Manchester City i ka dhënë dritën jeshile ofertës së fundit të Barcelonës, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.
Rodri pritet të bëhet një nga përforcimet më të rëndësishme të Barcelonës, ndërsa detaje të tjera rreth transferimit pritet të bëhen të ditura në vijim.