Inspektorati intensifikon kontrollet në treg, gjenden produkte qumështi me mospërputhje

18:21 | 18 Gusht 2026

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) njofton opinionin publik se inspektimet në treg po vazhdojnë në mënyrë intensive, me fokus të veçantë në produktet e qumështit me mospërputhje të evidentuara nga raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve në terren janë hasur produkte me mospërputhje të evidentuara nga AUV-i, si:

• Schmand VITA, 18% – 180 g
• Schmand VITA, 18% – 400 g
• Schmand VITA, 18% – 800 g
• Mushroom Cream Cheese – 200 g
• Mazë tradicionale DRENA – 1 kg
• Holla Cooking Cream – 1 L
• Qumësht MY COW – 3.2%
• Mazë tradicionale MILKET – 800 g
• Schmand AJKA – 500 g

Ndërkaq, ekipet e IQMT-së kanë realizuar edhe riinspektime në disa markete, të cilat ishin urdhëruar ditë më parë për tërheqjen e produkteve të qumështit që rezultojnë me mospërputhje sipas raportit të AUV-it.

Gjatë këtyre riinspektimeve është verifikuar se operatorët ekonomikë kanë respektuar urdhëresat e IQMT-së, të disa ditëve paraprake dhe kanë ndërmarrë masat e kërkuara për tërheqjen e produkteve nga tregu.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar 23 inspektime në këto komuna:
• Gjilan
• Prishtinë
• Pejë
• Ferizaj
• Gjakovë
• Podujevë
• Mitrovicë

“IQMT-ja thekson se inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të legjislacionit në fuqi. Në të njëjtën kohë, MINTI u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të vazhdojnë të raportojnë çdo parregullsi për produkte të dyshimta përmes platformës Viber, në numrin e dedikuar për ankesa +383 (0) 46 311-000”, thuhet në njoftim.

Komento: