
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke iu përgjigjur mesazheve dhe komenteve që, sipas saj, kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.
Binakaj ka bërë të ditur se është përballur me shumë mesazhe, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit për faktin se nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe ka qenë e fokusuar te familja, duke theksuar se kjo është një nga prioritetet kryesore të saj.
“Po me vijnë çdo ditë DM dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të me shihni”, ka shkruar ajo.
Elijona ka sqaruar gjithashtu se nuk dëshiron të rikthehet te dramat apo debatet e së kaluarës.
“Vëmendja ka ardhur gjithmonë në mënyrën time, në një mënyrë të mirë dhe për atë që jam dhe për atë që bëj. Kurrë nuk do ta detyroj vetën të krijoja drama vetëm për disa klikime apo vëmendje”, është shprehur ajo.

Një pjesë të reagimit ia ka kushtuar edhe raportimeve dhe komenteve lidhur me jetën e saj personale. Binakaj ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje me personin për të cilin, sipas saj, po aludohet në rrjetet sociale.
“Dhe për të gjithë ata që vazhdoni të thoni se unë kam lidhje me Instagramin e Klodit: Klodi është HACKUAR. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua”, ka shkruar ajo.
