Mathijs De Ligt përfundimisht ka vendosur që mos të transferohet në Barcelonë.
Mbrojtësit holandez i Ajax-it, i ka thënë ‘JO’ transferimit në Camp Nou, përcjell ORAinfo.
Kjo ka bërë që gjigantët evropian, Juventus, Bayern Munich, PSG dhe Manchester Uinted, ta nisin seriozisht ‘luftën’ për transferimin e yllit holandez.
Megjithatë këto përpjekje nuk do të jetën të lehta për asnjë klub, pasi tani çmimi i lojtarit është mjaft i lartë.
Agjenti i lojtarit, Raiola ka nisur kontaktet me disa klube për shitjen e lojtarit, por ende asgjë konkrete, ndonëse edhe vet lojtari ditë me parë e ka konfirmuar largimin nga Ajax gjatë afatit të verës. /ORAinfo/