Varroset sot i riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK

11:13 | 21 Gusht 2026

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK.

Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Varrimi i tij do të bëhet sot, nga ora 16:30, në varrezat e Shipolit të Mitrovicës.

Komento: