Tifozët e Ateticos marrin vëndim shokues ndaj Alvarezit

13:59 | 21 Gusht 2026

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, është një nga yjet kryesorë të afatit kalimtar këtë verë, pasi saga e transferimit të tij nga Atletico Madrid ka javë që vazhdon.

Alvarez është një dëshirë e madhe e kampionëve spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.

Më saktësisht, ata po kërkojnë shumë më tepër para për transferimin nga Barcelona krahasuar me klubet e tjera, kështu që në këtë kontekst u përmend edhe shifra prej 500 milionë eurosh, aq sa është klauzola e lojtarit.

Argjentinasi dëshiron të shkojë te Barcelona dhe për këtë arsye ai madje refuzoi të stërvitej në fillim të përgatitjeve të ekipit nga Madridi, por në fund ai prapë vendosi të shfaqej.

Ditët e fundit, në internet ka qarkulluar një foto e tij zyrtare para fillimit të sezonit të ri, duke treguar sa i pakënaqur është me Atleticon dhe për shkak të gjithçkaje është bërë i urryer nga tifozët e klubit të tij.

Sot, mesazhe nga tifozët për Alvarez u shfaqën në rrugët e Madridit. Konkretisht, tifozët nxorën në pah numrat 19 të kryqëzuar, që është numri në fanellën e Alvarez, dhe banderola ishte bërë në formën e një shenje trafiku.

Përveç kësaj, ka edhe mesazhe në spanjisht që thonë “Julian fuera”, që në shqip do të thotë “Julian jashtë”.

Duhet thënë gjithashtu se Atletico dy herë pranoi ta transferonte Alvarezin te Arsenali, por sulmuesi argjentinas refuzoi.

Afati kalimtar zgjat deri në fund të muajit dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për Alvarezin.

Komento: