
Policia e Kosovës ka ekstraduar sot nga Kosova drejt Shqipërisë një shtetas kosovar, i cili kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas Policisë së Kosovës, personi ishte arrestuar pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi përmes INTERPOL-it, nën dyshimin për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Ekstradimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.