Lindriti dhe Dona me dasmën më unike në Kosovë – ja çfarë e bëri të dallojë nga dasmat e tjera

15:59 | 21 Gusht 2026

Moderatori i njohur, Lindrit Zogaj, i dha fund beqarisë me dashurinë e tij, Donën.

Çifti zgjodhi të kurorëzonte dashurinë e tyre me një dasmë vërtet unike, plot detaje të veçanta që morën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Që nga hyrja spektakolare e çiftit, vallëzimi i tyre unik që la të gjithë pa fjalë, e deri te çdo detaj i menduar me kujdes, Lindriti dhe Dona shkëlqyen në ditën e tyre më të veçantë.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë dasmën ishte zgjedhja e veshjeve me motive tradicionale nga të dy, duke sjellë një ndërthurje elegante mes traditës dhe modernes dhe duke befasuar të gjithë të pranishmit.

Me një atmosferë magjike, detaje të kuruara dhe shumë emocion, dasma e Lindritit dhe Donës padyshim do të mbetet ndër ceremonitë më të veçanta të këtij viti në Kosovë.

Komento: