
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po i jeton momentet me të lumtura të jetës.
E nisi me moderim dhe i ka shkuar mjaft mirë por Luana Vjollca nuk u mjaftua me kaq dhe zgjodhi që talentin ta shpalos edhe në diçka tjetër.
Biondja rrezikoi që ta sfidoi veten në muzikë dhe deri tani i ka ecur mjaft mirë. Përveç projekteve muzikore ajo është shumë aktive edhe në mbrëmje të ndryshme ku ftohet për të performuar dhe i gjithë publiku çohet në këmbë.
Thuhet se menaxheri i saj është Krenar Çoçaj dhe pikërisht kjo është arsyeja se përse po i shkon mjaft mirë edhe nga pagesat, shkruan lajmi.
Përfshirja e saj në muzikë, duket jo pa qëllim, me fitimet e majme që nxjerr Luana Vjollca në një natë koncerti.
“Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një pjesëmarrje, moderatorja merr plotë 5 mijë euro.
