“Ora e Pritjes” nis në Prishtinë, numërimi mbrapsht drejt vendimit për krerët e UÇK-së në Hagë

10:37 | 22 Gusht 2026

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”.

Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën butonin, duke nisur numërimin e 25 ditëve deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Nga ky moment, Kosova do të presë që bijtë e saj më të shtrenjtë të kthehen në tokën e vet”, u tha në këtë aktivitet.

Komento: