Tentoi të hidhej nga ballkoni, një burrë dërgohet në QKUK

10:48 | 22 Gusht 2026
vdes-shtetasi-turk-ne-qkuk,-u-aksidentua-jave-me-pare-me-motor-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të premten në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person me probleme të shëndetit mendor, nga kati i shtatë i një objekti, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme, duke rrezikuar kalimtarët, dhe më pas ka tentuar të hidhet nga ballkoni.

Policia thotë se ka arritur të kapë personin, i cili më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Komento: