Tragjedi në futboll, vdes në moshën 25 vjeçare ish-lojtari i Premierligës

20:28 | 22 Gusht 2026

Futbolli është tronditur nga një lajm tragjik, pasi ish-lojtari i West Bromwich, Quevin Castro, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Castro u rrëzua në fushë vetëm 10 minuta pas fillimit të një ndeshjeje miqësore në Portugali.

Pas incidentit, atij iu dha menjëherë ndihma e parë dhe më pas u transportua në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për t’ia shpëtuar jetën, 25-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje në komunitetin e futbollit, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes.

Komento: