Vedat Muriqi gjen golin e parë me Fenerbahçen këtë sezon

21:06 | 22 Gusht 2026

Vedat Muriqi ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes në këtë sezon, pas rikthimit te klubi turk nga Mallorca.

Sulmuesi kosovar po zhvillon paraqitjen e tij të dytë si titullar për Fenerbahçen dhe këtë herë ka arritur të lërë gjurmë duke tundur rrjetën që në minutat e para të ndeshjes.

Muriqi shënon në minutën e shtatë

Goli i 32-vjeçarit erdhi në minutën e shtatë të përballjes ndaj Konyasporit.

Pas një ndërprerjeje, Muriqi u tregua i saktë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Fenerbahçes.

Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Kosovës që nga transferimi i tij nga Mallorca dhe një sinjal pozitiv për vazhdimin e sezonit.

Konyaspor reagon menjëherë

Epërsia e Fenerbahçes nuk zgjati shumë, pasi Konyaspor arriti ta barazojë rezultatin menjëherë pas golit të Muriqit.

Rezultati momental i ndeshjes është 1-1.

Për Muriqin, megjithatë, goli i hershëm përbën një moment të rëndësishëm në rikthimin e tij te Fenerbahçe, klub me të cilin kishte lënë gjurmë edhe gjatë aventurës së tij të parë në futbollin turk.

Komento: