QKUK: Gruaja 25-vjeçare shtatzënë v;diq pas pl;agëve me armë zjarri, burri në gjendje të rëndë

09:43 | 24 Gusht 2026

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë.

Sipas njoftimit, dy persona, një grua 25-vjeçare dhe një burrë 26-vjeçar, janë pranuar rreth orës 00:15 të së hënës në QKUK, pasi dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Bazuar në të dhënat e QKUK-së, 25-vjeçarja ka mbërritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Ajo kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, 26-vjeçari është pranuar me plagë të njëjta dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Reporteri.net se gruaja e cila ka vdekur ishte shtatzënë 34-javëshe.

“Dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva, një femër dhe një mashkull, femra shtatzënë 34 javëshe, edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndermira nga ekipi kujdestar nuk ka mundur të ju përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në QE. Kurse burri është i intubuar, i kyçur në respiratorë, janë kry ekzaminimet e nevojshme, gjendja shumë e rëndë dhe jo stabile’, ka thënë ai.

Komento: