Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të ndjerë, Altin Kryeziu

22:00 | 25 Gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën familjen e zyrtarit policor të ndjerë, Altin Kryeziu, në Malishevë, për t’u shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij.

Kurti ka shprehur respekt për të ndjerin, duke thënë se Kryeziu do të kujtohet si një zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik. Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Kurti në librin e zisë.

Gjatë vizitës, kryeministri në detyrë i ka shprehur familjes së Kryeziut ngushëllimet për humbjen e të afërmit të tyre.

Komento: