
Atletico Madrid ia ka këputur shpresat Barcelonës për Julian Alvarez. Në një përgjigje publike, skuadra madrilene ka thënë që gjasat për shitjen e tij te Barcelona janë 0%.
“Ka 0% mundësi që ta shesim te Barça”, deklaroi Atlético Madrid për gazetën spanjolle Marca, duke ndarë një komunikatë zyrtare të klubit, transmeton IndeksOnline.
“Lojtari Álvarez po paraqitet si viktimë, por 𝐕𝐈𝐊𝐓𝐈𝐌𝐀𝐓 𝐄 𝐕𝐄𝐓𝐌𝐀 të sagës së Julián-it jemi qartazi 𝐍𝐄̈, si klub”. “Është krijuar një fushatë e bazuar në shumë gënjeshtra dhe gjysmë-të vërteta. Atlético është e vetmja që po e paguan çmimin për këtë.” “Na kanë dëmtuar financiarisht dhe socialisht. Kjo situatë nuk ka të bëjë me para; ka të bëjë me 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧”, thuhet në përgjigjen Atlético Madrid.