“Pse jo edhe Scudetton?” – Talenti i Milanit zbulon idhullin dhe premton trofe në San Siro

19:43 | 26 Gusht 2026

Mbrojtësi i ri i AC Milanit, Sankhoun Diawara, ka rrëfyer emocionet e tij pas transferimit te gjiganti italian, duke zbuluar edhe admirimin që ka pasur për legjendat e klubit.

Diawara ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2031, pasi klubi kuqezi arriti marrëveshje me Troyes. 19-vjeçari pritet të jetë një nga alternativat për Strahinja Pavlovicin në repartin defensiv, përcjell ORAinfo.

Screenshot

Në një intervistë për “MilanNews”, Diawara tregoi se ishte i lumtur dhe njëkohësisht i befasuar kur mësoi për interesimin e Milanit.

“Kur dëgjova se klubi donte të më transferonte, isha i kënaqur, i lumtur dhe pak i befasuar”, deklaroi ai.

I pyetur për idhujt e tij, mbrojtësi francez veçoi Alessandro Nestën dhe Paolo Maldinin.
“Edhe pse isha shumë i ri, gjithmonë kam admiruar Alessandro Nestën, prandaj mora edhe numrin e tij. Një tjetër mbrojtës i madh ishte padyshim Paolo Maldini”, tha Diawara.

Ai e përshkroi veten si një mbrojtës agresiv, por që ndihet mirë edhe me topin në këmbë dhe është i fortë në duelet ajrore.

Diawara zbuloi gjithashtu se kishte pasur oferta nga klube të tjera gjatë kësaj vere, por interesi i Milanit e bindi menjëherë.

“Klube të tjera më donin, por isha aq i lumtur me interesimin e Milanit, saqë vendosa shumë shpejt të zgjidhja kuqezinjtë. Mezi pres të zbuloj San Siron, një stadium legjendar dhe të jashtëzakonshëm, dhe shpresoj të kem minuta në fushë”, u shpreh ai.

Për trajnerin Ruben Amorim, Diawara tha se është përshtatur mirë dhe vlerëson mënyrën se si ai e sheh futbollin.

“Shkoj shumë mirë me trajnerin Amorim. Më pëlqen këndvështrimi i tij për futbollin dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodha Milanin. Shkoj mirë me të gjithë dhe shpresoj të mësoj sa më shpejt italishten”, theksoi mbrojtësi.

Në fund, Diawara zbuloi edhe ambiciet e tij të mëdha me fanellën kuqezi.

“Shpresoj të bëj mirë në Itali dhe të përshtatem shpejt me kampionatin italian. Qëllimi im është të fitoj trofe me Milanin, ndaj pse jo edhe Scudetton?”, përfundoi ai. /ORAinfo/

Komento: