
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk vepron si “vagon” i ndonjë subjekti tjetër politik.
Duke folur për negociatat për presidentin e ardhshëm, Abdixhiku tha se LDK-ja i merr vendimet në bazë të bindjeve të veta.
“Nëse dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, ku ka ndryshuar shumë, LDK-ja është e LDK-së. Vetëm e anëtarësisë së LDK-së. Mësohuni me një LDK të tillë, ju lutem”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja në këto diskutime përfaqëson qëndrimet dhe bindjet e veta.