
helsea McGillivray, 31 vjeçe, nga Rutherglen pranë Glasgout, vdiq gjatë lindjes më 24 gusht, pasi pësoi arrest kardiak teksa po përgatitej të sillte në jetë djalin e saj të parë, Tommy. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Pas vdekjes së saj, familjarët hapën një fushatë për mbledhjen e fondeve për partnerin e saj, Jack Mitchell, 31 vjeç, dhe djalin e tyre. Deri tani, më shumë se 2,300 persona kanë dhuruar rreth 74,480 funte, nga objektivi prej 100 mijë funtesh.
“Jack po përballet me një dhimbje të paimagjinueshme, ndërsa tani duhet të rrisë djalin e tyre të vogël pa partneren pranë tij”, tha Lorna McGillivray, motra e Jackut dhe organizatore e fushatës, raporton Mirror, transmeton Klankosova.
Ajo e përshkroi Chelsean si një grua që gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej nënë. Sipas saj, Chelsea ishte shumë e lidhur me fëmijët dhe kujdesej shpesh për fëmijët e të tjerëve.
Lorna tha gjithashtu se Tommy është një “mrekulli e vogël”, pasi mbijetoi pavarësisht lindjes traumatike. Foshnja qëndroi për disa ditë në kujdesin intensiv dhe vetëm së fundmi u kthye në shtëpi.
Paratë e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar Jackun dhe Tommy me shpenzimet që lidhen me këtë humbje të rëndë, tani dhe në muajt e ardhshëm.
