Përditësimi i fundit: Kjo është situata me kolona në pikat kufitare

18:10 | 30 Gusht 2026
kolona-ne-kufi,-pritje-deri-ne-gjysme-ore

Pritje të shkurtra po raportohen në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ndërsa fluksi i automjeteve mbetet kryesisht i qetë.

Sipas të dhënave të përditësuara në 14:06, më së shumti po pritet në Vërmicë, ku koha e pritjes në hyrje dhe dalje shkon deri në 10 minuta. Kolona e automjeteve në të dy drejtimet është rreth 50 metra.

Në Merdarë, Jarinjë, Kullë, Bërnjak dhe Mutivodë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq janë rreth 5 minuta.

Ndërkohë, pritje edhe më të shkurtra janë regjistruar në Qafë të Morinës, 2-3 minuta, dhe në Qafë të Prushit, 1-2 minuta.

Për kamionët, pritjet në pikat kufitare të paraqitura janë deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Komento: