A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?

20:12 | 30 Gusht 2026

Një pacient i moshës 21 vjeçare që kishte rezultuar pozitiv javë më parë me virusin “Nil Perëndimor” e po trajtohej në Klinikën Infektive, pas përsëritjes së analizave pacienti ka rezultuar negativ.

Ndërkohë sipas drejtoreshës së Klinikës vendi nuk rrezikohet nga përhapja e infeksionit. Nga 2021 deri në 2025 sipas IKSHPK-së në Kosovë janë regjistruar 18 pacientë me këtë sëmundje.

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se një qytetar rezultoi pozitiv me virusin e “Nilit Perëndimor”.

Menjëherë pas rezultateve, 21-vjeçari u hospitalizua e trajtua në Klinikën Infektive për më shumë se dy javë.

Pas shërimit të tij, më s’pati raste të reja.

Se a rrezikohet Kosova nga përhapja e sëmundjes foli drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj.

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë

“Ky virus bartet përmes mushkonjave dhe shpezëve ndërkohë që tek ne nuk është që është sëmundje endemike apo ndonjë epidemi eventualisht sepse edhe emri tregon që i përket pjesës afër lumit “Nil” i cili edhe më pas izolohet në shtetet të cilat gjendjen për rreth lumit”, ka theksuar Vera Berisha Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, IKSHPK ka bërë të historinë e rasteve të tilla vitet e fundit në Kosovë.

“Momentalisht nuk ka raste të tjera të dyshuara në Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë. Në Kosovë, gjatë pesë viteve të fundit (2021–2025), janë regjistruar gjithsej 9 raste të Virusit të Nilit Perëndimor: 7 raste gjatë vitit 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025.”

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë rekomanduar për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe dhe marrjen e masave që parandalojnë infektimin me “Nil”, i cili nuk përhapet nga njeriu në njeri por nga pickimi nga mushkonjat dhe shpezët e infektuar./Tv Dukagjini

Komento: