Mësohet zyrtarisht se kur do të zhvillohet ndeshja KF Feronikeli – Milan

17:36 | 20 Qershor 2019

Është mësuar se kur do të luhet miqësorja KF Feronikeli – Milan.

Më 10 gusht në Kosovës do të vijë skuadra e madhe italiane, Milan, për të zhvilluar ndeshje miqësore me KF Feronikelin.

Ardhja e Milanit në Kosovë është zyrtarizuar.

Një nga skuadrat më të mëdha në botë, më 10 gusht do të jetë në Kosovë, për të zhvilluar ndeshje miqësore me kampionët e Superligës, KF Feronikelin.
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i kësaj ndeshje Agron Selimi.

Selimi ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook së bashku me kryetarin e Niklit, Naser Ramaj.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pa dyshim se Milan do të jetë skuadra më e madhe evropiane që ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje.

Komento: