I akuzuari për barrikadat në veri Nenad Orloviq ndodhet në Serbi, Policia s’e gjeti për ta arrestuar

10:15 | 31 Gusht 2026

Sapo ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se për të akuzuarin lidhur me rastin e barrikadave në veri, Nenad Orloviq është lëshuar urdhërarrest.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka shkuar në adresën e vendbanimit të Orloviqit për zbatimin e urdhërarrestit, por nuk e ka gjetur atë aty.

Fqinjët kanë deklaruar se Orloviq nuk jeton më në atë adresë. Ndërkaq, sipas informacioneve të paraqitura në seancë, ai ndodhet në Serbi.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Komento: