
Marjana Karolina Bunaj është 37-vjeçarja nga Pogradeci që humbi jetën tragjikisht gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor.
Marjana, me origjinë nga Mirdita dhe e martuar në Pogradec, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe priste fëmijën e saj të parë.
Ngjarja e rëndë nisi gjatë natës, kur 37-vjeçarja shfaqi dhimbje të forta barku.
Ajo telefonoi motrën e saj, Albina Mekolli, e cila shkoi menjëherë dhe e shoqëroi drejt maternitetit të Pogradecit.