Gareth Bale sapo mori një ‘goditje’ të madhe

19:04 | 20 Qershor 2019

Duket se Bale nuk po kalon një periudhë të mirë.

Bale vazhdon të aplikojë sportin e tij të preferuar, golfin.

Dhe si pasojë e këtij sporti, sipas “El Chiringuito”, ai ka mbetur i lënduar sepse vazhdon të luajë edhe në pushime në plazh.

Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Pavarësisht se Zinedine Zidane nuk e do në skuadër, uellsiani dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Por, sipas “El Chiringuito de Jugones”, as në momente kritike të karrierës së tij, Bale nuk është i fokusuar. “Jugones” raporton se 29-vjeçari është duke i kaluar pushimet në Mallorca dhe gjatë gjithë ditës së djeshme ka luajtur golf, ku edhe ka mbetur i lënduar.

“Më shumë se plazh, Bale ka luajtur golf gjatë gjithë ditës në Mallorca deri kur është detyruar ta larë për shkak të dhimbjeve në shpin”, tha gazetari i “El Chiringuito”, Alex Silvestre.
Menjëherë kanë shpërthyer kritikat për uellsianin, të cilin nuk e duan as analistët e as tifozët më në “Santiago Bernabeu”.

“Kur Reali kishte nevojë për të, kur u largua Cristiano Ronaldo, kur Reali kishte shumë, shumë, shumë nevojë për të, ai nuk ishte”, tha gazetari, Alfredo Duro në “El Chiringuito de Jugones”.

Komento: