
Milani ka marrë një lajm jo të mirë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Juventusit. Mbrojtësi Matteo Gabbia ka pësuar një dëmtim dhe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Ende nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit, por nga raportimet e para nuk bëhet fjalë për diçka serioze, shkruan Indeksonline.
Stafi mjekësor i Milanit shpreson që Gabbia të rikthehet në stërvitje deri të premten, në mënyrë që të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Juventusit.
Mbrojtësi pritet të pushojë për 48 orë, ndërsa stërvitja e së shtunës do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë përballje.
Megjithatë, rikthimi i tij për ndeshjen ndaj Juventusit nuk është ende i garantuar.