
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi sot Gjykata e ka gjetur fajtor Xhelal Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Rama ka thënë se ministri që duhet të garantojë rendin është shpallur fajtor për shkeljen e rendit.
“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:
MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.
A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?
Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.
Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.
Absurde. E turpshme.