
Një lajm i trishtë ka prekur DJ Gimbon dhe familjen e tij. Gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj, DJ Gimbo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë me ndjekësit njoftimin mortor.
Në një dedikim të shkurtër, por mjaft emocional, ai i ka kushtuar disa fjalë gjyshes së ndjerë:
“Shpirti në paqe gjyshe”!

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.
Në këto momente të dhimbshme, familjes Osmanaj dhe DJ Gimbos u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
