
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar zgjedhje të reja, pas takimi që zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në një prononcim të shkurtër për media, Abdixhiku tha se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e presidentit.
Sipas tij, me gjendjen aktuale Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja.
““Ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve të fundit. Kemi njoftuar zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet në parti, siç është në rregullore. Për hapin e radhës duhet të pyesni ata që po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Gjendja numerikë në Kuvend është kjo që është. Unë jam përpjekur të gjej një zgjidhje, por distancomi i partive të tjera po e çon Kosovën në zgjedhje të reja. Çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë. Ne jemi në një situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, ka thënë Abdixhiku.
Grupi Parlamentar i LDK-së nuk gjeti unitet dje lidhur me propozimin e Bekim Sejdiut për president.Sipas Abdixhikut gjashtë deputetë të LDK-së janë kundër Sejdiut.