SURPRIZA E AMORIMIT! Dy ndryshime të bujshme para Milan-Juventus

20:06 | 03 Shtator 2026

Milani po përgatitet për sfidën e shumëpritur ndaj Juventusit, e cila pritet të jetë testi më i vështirë për skuadrën e Ruben Amorimit në startin e sezonit.

Kuqezinjtë kanë regjistruar një fillim perfekt të sezonit, duke marrë pikët maksimale në dy ndeshjet e para dhe duke treguar paraqitje rbindëse në fushë. Përveç rezultateve, disa prej lojtarëve të rinj kanë dhënë sinjale pozitive, me Alphadjo Cissé që ka tërhequr vëmendjen që në paraqitjen e tij të parë.

Megjithatë, sfida ndaj Juventusit pritet të jetë një provë krejt tjetër për Milanin. Me gjashtë pikë të grumbulluara nga gjashtë të mundshme, skuadra e Amorimit synon të tregojë se është gati të luftojë për titullin e Serie A, përcjell ORAinfo.

Screenshot

Amorim pritet të ndryshojë formacionin

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Ruben Amorim po mendon të ndryshojë disa prej titullarëve për përballjen ndaj Juventusit.

Trajneri portugez pritet t’u japë një vend në formacionin bazë Alexis Saelemaekers dhe Adrien Rabiot, ndërsa Alphadjo Cissé dhe Ruben Loftus-Cheek mund ta nisin ndeshjen nga stoli.

Rabiot është një prej emrave që pritet të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos për faktin se do të përballet me ish-klubin e tij, Juventusin. Francezi ka pasur ndikim të rëndësishëm në ndeshjet e para të sezonit dhe prania e tij në mesfushë mund të jetë vendimtare.

Në të njëjtën kohë, Christian Pulisic pritet të marrë minuta si zëvendësues, duke i dhënë Amorimit një tjetër alternativë të rëndësishme në fazën ofensive.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Cissé do të përdoret në një rol tjetër gjatë ndeshjes apo do ta nisë takimin nga pankina. Një gjë duket e qartë: Amorim është gati t’u besojë lojtarëve që i konsideron titullarë për këtë përballje të madhe. /ORAinfo/

Komento: