Aktakuzë për k’rime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

12:37 | 04 Shtator 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e një konference për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Konferenca për media do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në ora 13:30.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte paralajmëruar ngritjen e aktakuzës disa muaj më parë.

Komento: