
Pas mbylljes së merkatos pa ndonjë goditje të bujshme në orët e fundit, Milani ka nisur të mendojë për të ardhmen dhe në fokus janë rinovimet e disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Dy emrat më urgjentë janë Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlloviq. Të dy kanë kontrata deri në vitin 2028, por drejtuesit kuqezi duan të shmangin çdo pasiguri dhe synojnë të zgjasin sa më shpejt bashkëpunimin.
Për Rabiotin pritet një takim mes Gerry Cardinale-t dhe nënës së tij, e cila është edhe agjente e mesfushorit.

Milani synon ta bindë francezin të rinovojë deri në vitin 2030, ndërsa në paketë parashikohet edhe një rritje page, e cila mund të shkojë deri në rreth 5 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, situata e Pavlloviqit duket edhe më pranë zgjidhjes. Mbrojtësi serb ka qenë në radarët e disa klubeve të huaja, por negociatat me përfaqësuesit e tij kanë avancuar ndjeshëm.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pavlloviq pritet të firmosë një kontratë të re që do ta lidhë me Milanin deri në vitin 2031.