“Hak’marrja nuk ka datë skadence” – babai i Edit paralajmëron pas sherrit me Jozin

18:07 | 04 Shtator 2026

Sherri mes Eduart Kuqit, i njohur si Edi, dhe Jozit duket se nuk ka përfunduar me përplasjen mes tyre. Pas ngjarjes ka reaguar edhe babai i Edit, i cili ka publikuar një fotografi me një mesazh të fortë paralajmërues.

“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, shkruhet në fotografinë e shpërndarë prej tij.

Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi është interpretuar si një paralajmërim pas sherrit mes djalit të tij dhe Jozit.

Mesazhi i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, ka shtuar edhe më shumë tensionet dhe reagimet që pasuan përplasjen mes dyshes.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për një reagim të çastit në rrjetet sociale apo nëse rasti do të ketë zhvillime të tjera. Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse lidhur me sherrin ose publikimin e këtij mesazhi janë njoftuar organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: