Si do të reagojë Hazardi, Sarri e ‘thumbon’ në këtë mënyrë

21:21 | 20 Qershor 2019

Trajneri i Juventusit e ka ‘thumbuar’ Hazardin.

Sarri thotë se Hazard nuk kontribuon shumë për skuadrën në mbrojtje.

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se ka dështuar të gjejë sistemin e duhur te Chelsea dhe të nxjerrë më të mirën nga Eden hazardi.

Italiani qëndroi vetëm një vit te klubi nga “Stamford Bridge” ku fitoi Europa Legauen, për t’u kthyer në Itali te kampioni i Serie A.

Gjatë prezantimit te Juve, Sarri foli për karakteristikat e Eden Hazard, që iu bashkua Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro.

Hazard ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 17 asiste për Blutë në sezonin 2018/19.

“Për disa vite, kam luajtur me skemën 4-3-3, por 4-3-3 te Chelsea ka qenë shumë më ndryshe se te Napoli”, tha Sarri.

“Duhet t’i përshtateshim karakteristikave të Hazardit, derisa ai mund të ndryshonte ndeshjen, në anën tjetër prezenca e tij na shkaktonte probleme në mbrojtje, për këtë duhej të punonim shumë”.

Komento: