
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari i tij, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes Mehmetaj, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, shkroi Haradinaj.