Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

21:51 | 07 Shtator 2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator.

E pyetur nëse ka kuptim mbajtja e seancës pas më shumë se 60 ditësh nga certifikimi i rezultateve dhe pas tejkalimit të afatit kushtetues, Bajrami tha se në Kosovë tashmë më nuk po ka asgjë kuptim.

“Tani në Kosovë më nuk po ka asgjë kuptim. Që nga dhjetori i vitit 2024 ne jemi me qeveri në detyrë, jemi me institucione të uzurpuara”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen me buxhetin e shtetit, duke thënë se Kosova po operon me buxhetin e vitit 2025.

Siç tha ajo , katër ministri nuk figurojnë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, ndërsa pavarësisht kësaj, në to vazhdojnë të paguhen ministra, zëvendësministra, këshilltarë dhe staf.

“As sot e kësaj dite, ato janë duke operuar. Sot e kësaj dite paguhen dhjetëra, domethënë paguhen katër ministra, zëvendësministrat, këshilltarët, komplet stafi i tyre; bëhen projekte, bëhen shpenzime dhe sot, kur po flasim, domethënë ne kemi katër ministri që operojnë komplet në mënyrë joligjore. Mos të flasim edhe për pjesën tjetër të ministrive, dhe 15 të tjera, të cilat gjithashtu janë në shkelje ligjore, sepse ministrat tashmë janë deputetë dhe ju e dini, domethënë, atë që e kemi kontestuar”, tha Bajrami.

Komento: