BARNAT SKADOJNË, QYTETARËT PAGUAJNË: 134 mijë euro për asgjësimin në Prishtinë

11:24 | 08 Shtator 2026

Komuna e Prishtinës ka angazhuar operator ekonomik për asgjësimin e barnave dhe produkteve medicinale pa afat në objektet shëndetësore publike të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, Komuna ka lidhur kontratë me kompaninë MetBat SH.P.K., në vlerë prej 134,130 euro, për shërbimin e asgjësimit të barnave dhe produkteve medicinale pa afat. Kontrata është nënshkruar më 6 gusht 2026 dhe aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 12 maj, shkarun ORAinfo.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze për menaxhimin e barnave në institucionet shëndetësore të Prishtinës.

Në një kohë kur qytetarët përballen me mungesa të barnave dhe shpesh detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre, është e vështirë të mos shtrohet pyetja: si është e mundur që barna të blihen me paratë publike, të qëndrojnë në institucionet shëndetësore derisa t’u skadojë afati dhe më pas të paguhen edhe mbi 134 mijë euro për t’u asgjësuar?

Dokumenti zyrtar e përshkruan kontratën pikërisht si shërbim për “asgjësimin e barnave dhe produkteve medicinale pa afat”, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 135 mijë euro. /ORAinfo/

Komento: