Tetë ditë para vendimit të Hagës, Kurti: Nuk kam asnjë informacion

11:30 | 08 Shtator 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur nga gazetarët nëse ka marrë informacione për vendimin që do të shpallet ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

“Nuk kam asnjë informacion”, tha shkurt Kurti.

Këto komente Kurti i bëri derisa ishte në vizitë te familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”.

Gjykata Speciale do të shpallë verdiktin më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Komento: