
Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike detajet që lidhen me rastin e dytë në të cilën akuzohet Hashim Thaçi dhe të tjerë, për ndërhyrje në drejtësi, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtja e Hashim Thaçit do t’i ketë dy orë kohë për fjalën përfundimtare, derisa Prokuroria Speciale do t’i ketë tri orë.
Smakaj, Kilaj, Kuçi e Fazliu do t’i kenë nga dy orë e më pak.
Derisa sa i përket të drejtës për përgjigje, Prokuroria Speciale do t’i ketë 1 orë kohë, mbrojtja e Thaçit do t’i ketë 30 minuta, dhe mbrojtjet e të tjerëve nga 15 minuta secili.
Palët njoftohen se seancat dëgjimore më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 do të
fillojnë në orën 9:30 të mëngjesit dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15. Gjyqtari i Vetëm Gjykues mund t’u bëjë pyetje Palëve në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e Speciale.
